Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Drithëruese, Gjermania kalon në gjysmëfinale pas penalltive

Shkruar nga NEWSPORT

Gjermania ka kaluar në gjysëm finalen e Europianit “Francë 2016” pas gjuajtjes së 11-metërshave. Dramataike ka qenë gjuajtja e penalltive, ku në pesë të parat si Gjermania dhe si Italia shënuan dy herë dhe humbën 3 raste secila.

[caption id="attachment_12155" align="alignleft" width="300"]Bonucci feston golin e barazimit kundër Gjermanisë Bonucci feston golin e barazimit kundër Gjermanisë[/caption]

Më pas u gjuajtën dhe 8 penallti të marra në total derisa “Pancerat” triumfuan me rezultatin 6-5. Në këtë finale të parakohshme fati iu buzëqesh Gjermanëve, të cilët shënuan me Ozil në kohën e rregullt. Kështu, Italia detyrohet të shkojë në shtëpi, duke lënë pas shijen e bukur të atyre që dhuroi në 5 takime.

Ndeshja - Finalja e parakohshme që po luhet në “Stade De Bordeaux” nuk ka gjetur fitues në 90 minutat zyrtare të ndeshjes, ndërsa ka shkuar në shtesën 30 minutëshe. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa loja e gjermanëve ishte superiore ndaj italianëve që luajnë mirë në mbrojtje. Në pjesën e dytë skuadra e Contes rrit volumin, por pësojnë gol në minutën e 65 nga Ozil.

https://www.youtube.com/watch?v=o1YOOWIIOj0

Festa e gjermanëve nuk zgjat më tepër se 13 minuta, pasi Boateng në një dyluftim brenda zonës ndal topin me dorë dhe për hungarezin Kassai ka 11 metërsh. Në pikën e 11-metërshit është “veterani” Bonucci, i cili nuk fal dhe e dërgon sferën në rrjetë duke barazuar rezultatin. Deri në fund ndeshja mbyllet 1-1 dhe kalon në 30 minutëshin shtesë, aty ku do të diskutohet se kush do të shënojë ose jo, ndryshe do të kalojë te 11-metërshat.

[caption id="attachment_12156" align="alignleft" width="300"]ozilgoal Mesut Ozil shënon golin e avantazhit në minutën e 65 për Gjermaninë[/caption]

Gjermani – Itali 1-1

Shënues: Ozil 65' / Bonucci 78' (p)

Gjermania: Neuer, Hector, Höwedes, Hummels, Khedira (Schweinsteiger 16'), Özil, Müller, Boateng, Kroos, Kimmich, Gomez (Draxler 72'). Trajner: Joakim Loew

Skema: 4-4-2

Italia: Buffon, De Sciglio, Chiellini, Florenzi (Darmian 86'), Pellè, Sturaro, Barzagli, Éder, Parolo, Bonucci, Giaccherini. Trajner: Antonio Conte

Skema: 3-5-2

Gjyqtarë: Victor Kassai, György Ring, Vencel Tóth (Hungari)

Kartonë të verdhë: Hummels 90', Schweinsteiger 112' / Sturaro 56', De Sciglio 57', Parolo 59', Pelle 91', Giaccherini 103'

Stadiumi: “Stade de Bordeaux”

https://www.youtube.com/watch?v=siri2rGGhU4

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga