Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Dritë në fund të tunelit" për Kamzën, skuadra kryeqytetase krijohet nga e para

Shkruar nga NEWSPORT
"Dritë në fund të tunelit" për Kamzën,

"Dritë në fund të tunelit" për Kamzën. Prej dy vitesh në këtë qytet nuk ka një skuadër futbolli, por tashmë pritja ka marrë fund dhe është krijuar një skuadër nga e para. AF Kamza 05  e krijuar 5 vite më parë dhe ka marrë pjesë rregullisht në Ligën amatore të futbollit shqiptar me moshat U-11, 13, 15, 17, ndërsa këtë sezon do të kenë edhe një tjetër skuadër pasi janë rregjistruar në Kategorinë e 3-të.

Presidenti i kësaj akademia Valter Marrashi së bashku me zv.presidentin Ardit Marku që është edhe trajner kanë vendosur që ta rikthejnë Kamzën sërish në futbollin shqiptar pasi prej dy vitesh askush nga Bashkia nuk është kujtuar për të krijuar një ekip futbolli.

Kamza u përjashtua nga Superliga në vitin 2019 pas dhunës ndaj gjyqtarit Eldorian Hamiti, ndërsa ekipi ra në Kategorinë e Dytë, por që morën pjesë pasi ekipi u shkri totalisht. Tashmë do të nisë gjithçka nga zero dhe AF Kamza 05 do të jetë skuadra e re për të gjithë tifozët e Kamzës.

Poll

Lexo gjithashtu