Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Driblonte me tabaka në duar”, trajneri i parë i Asllanit zbulon mesfushorin kuqezi: Shënonte çdo të diel, është fenomen

Shkruar nga NEWSPORT
“Driblonte me tabaka në duar”, trajneri i parë i Asllanit

Kalimi i Kristjan Asllanit te Interi, padyshim ishte lajmi bombastik i verës. Mesfushori i Kombëtares është në qendër të vëmendjes nga mediat e huaja për shkak të formës së treguar me të veshur fanelën zikaltër. Së fundmi, për të ka folur Cristiano Filippi.

Ky i fundit ishte trajneri i parë i 20-vjeçarit. Filippi s’i kursen lëvdatat për futbollistin shqiptar teksa tregon aftësitë e tij që në vegjëli. Në fund ndalet te Marcelo Brozoviç ku shprehet se do ta ndihojë shumë.

“Ishte vetëm pesë vjeç, por që atëherë dallohej se kishte cilësi të veçanta futbollistike. Ju kujtohet goli i tij i parë në Serie A ndaj Interit? Me ne ishte i vogël kur dribloi 3-4 kundërshtarë dhe tundi rrjetën me një goditje të menjëhershme.

Nuk ishte aspak e lehtë të shënonte një gol të tillë në moshë aq të re. Pas një sërë fitoresh, kundërshtarët filluan të fokusoheshin tek Asllani. Ata përpiqeshin ta bllokonin duke thirrur fëmijë të vitit 2001, e ndoshta edhe të vitit 2000. Por ai nuk e kishte problem një gjë të tillë, nuk i interesonte fare. Teknika e tij ishte gjithmonë vendimtare, aq sa Kristjani shënonte çdo të diel.

Unë kisha një biznes timin, një lokal. Kristjani luante që i vogël aty pranë me fëmijët e tjerë. Gjithmonë e ndiqja me kujdes. E shihje gjithë ditën me top duke xhongluar e dribluar djemtë e tjerë. Në një rast arriti të driblojë me një tabaka mbi duar brenda lokalit… Dua të theksoj gjithashtu se ai u rrit në një familje serioze. Shokët e tij uleshin të flinin më vonë se ai, ndoshta edhe pas mesnate.

Ai nuk e bënte kurrë, ai flinte herët për t’u përgatitur sa më mirë. Ishte gjithmonë me këmbë në tokë. Edhe tani, po të flasësh me të, do të keni përballë një djalë normal në të 20-t, por që mendon sikur të jetë 30 vjeç. Asllani është fenomen, ju nuk ja keni idenë se çfarë vizioni dhe inteligjence taktike ka ai. Do të mësojë shumë nga Brozovic. Unë mendoj se mund të luajnë të dy së bashku, do ketë ndeshje kur do i shohim krah njëri-tjetrit”, ka thënë Filippi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga