Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Ndodh në Spanjë! Realit "i del nami" për përdorim të CHATGPT, ish-fizioterapistja e klubit shokon me deklaratën

Shkruar nga NEWSPORT
Ndodh në Spanjë! Realit "i del nami" për përdorim
Real Madrid = ChatGPT

Mund të tingëllojë e çuditshme, por është e vërtetë. Bëhet fjalë për një situatë "qesharake" që ka ndodhur tek skuadra e Real Madrid, pasi stafi ka përdorur aftësitë e Inteligjencës Artificiale për t'i kërkuar mendime mbi gjendjen e futbollistëve.

Deklaratën e bujshme e ka bërë vetë ish-fizioterapistja e klubit, Itziar Gonzalez, e cili ka treguar se madrilenët kanë pyetur pikërisht ChatGPT lidhur me këshilla të nevojshme për të ndihmuar futbollistët të fitojnë formën e tyre optimale, madje duke i dëmtuar këta të fundit për shkak të një këshille nga një "robot artificial". 

"E kam thënë edhe më parë, por është shumë e lehtë të më poshtërosh për t' mbrojtur këta njerëz që punojnë këtu për të qenë miq. Pjesa më e keqe është se ata janë ende këtu. Megjithëse nuk e di se çfarë është më keq: kjo, apo fakti që ata përshkruajnë suplemente bazuar në rezultatet falas të ChatGPT", deklaroi Gonzalez. 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu