Ramadan Ndreu do të jetë drejtori i menaxhimit në klubin e Kukësit. Verilindorët kanë njoftuar se trajneri i njohur është emëruar në këtë post nga presidenti Safet Gjici dhe tashmë do të nisë menjëherë nga puna. Me bashkëpunimin e ngushtë me drejtorin sportiv, Nderim Nexhipin, por sigurisht edhe të kreut të klubit, kuksianët janë plotësuar në organikën drejtuese. Në njoftimin për shtyp, klubi verilindor njoftonte:
"Ramadan Ndreu, emërohet Drejtor Menaxhmi i FK Kukësit.
Ramadan Ndreu, që nga sot do te jetë Drejtor Menaxhimi tek FK Kukësi.
- Ndreu, një emër i njohur i futbollit shqiptar në fushën e trainingut por dhe menaxhimit, dhe merr ketë besim nga Presidenti dhe klubi në një moment të rëndësishëm, kur ekipi ka objektiv madhor marrjen titullit kampion.
Përvoja e z. Ndreu do të jetë një ndihmë e madhe për klubit dhe manaxhimin e tij. Klubi ynë po shkon drejt standarteve europiane dhe një rëndësi të madhe i kushton dhe organikës dhe stafit profesionist".
Kujtojmë që Ramadan Ndreu është një emër i njohur në futbollin shqiptar, ku ka dhënë kontributin e tij si trajner i disa ekipeve në Superiore.
