• Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • VIDEO SPORT
Newsport.al
Newsport.al
  • Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • VIDEO SPORT
Home
DOSSIER

DOSSIER/ Skënder Halili, kuptimi dhe simboli i TIRANËS në futboll

April 9, 2019 DOSSIER 0 comments

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
DOSSIER/ Skënder Halili, kuptimi dhe simboli i TIRANËS në futboll
DOSSIER
Kompleksi "Skënder Halili"

Diktatura komuniste ka lënë në kujtesën e shqiptarëve plagë të mëdha shpirtërore. Të izoluar totalisht nga pjesa tjetër  e botës regjimi, shqiptarët jetonin në një vend që ishte kthyer në një “burg” të madh, ku secili ishte i dënuar moralisht dhe fizikisht të mendonte ndryshe nga çfarë imponohej nga regjimi.

Futbolli ishte ndoshta mënyra e vetme tek të cilët shqiptarët gjenin sadopak ngushëllim dhe gëzim të zbehtë. Por në një vend, ku çdo gjë ishte nën radarin e aparatit shtetëror, edhe sporti u detyrua t’I bindej formulës staliniste.

Janë jo të pakta rastet kur sportistë të njohur në mbarë botën janë detyruar të vuajnë për shkak të kohës kur jetonin dhe vendit kur I përkisnin. Në Shqipëri, njëri prej historive më të dhimbshme është ai I karrierës të Mexhit Haxhiut, ish-mesfushori spektakolar i Flamurtarit, Partizanit dhe ekipit kombëtar. Por, torturimi dhe intoleranca e regjimit të Enver Hoxhës i mori jetën në moshë të re ikonës së futbollit shqiptar Skënder Halili.

Me emrin e tij lidhet ringjallja e Tiranës në kampionatin shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore. Nëse Gjermania krenohet me Franz Beckenbauerin dhe Italia me Franco Baresin, Shqipëria në atë kohë kishte një lojtar me parametra moderne. Halili ishte jo vetëm një qendërmbrojtës klasik, por “libero” (pozicion ku qendërmbrojtësi lëviz në mesfushë dhe organizon lojën). Një karakteristikë e rrallë dhe e pazakontë për pozicionin ku luante Halili ishte i aftë ekzekutonte roveshata (goditje stil gërshërë ose ndryshe biçikletë), i cili sot konsiderohet në mbarë botën si stili më spektakolar i shënimit të golit.

Halili ishte pjesë e brezit të parë që hodhën themelet e futbollit shqiptar me Panajot Panon, Bujar Hykën, Hasan Vocin e të tjerë. Dashurinë për futbollin, ai e zbuloi jashtë stadiumit: në rrugët e Tiranës, ku me bashkëmoshatarët e tij forconte aftësinë për të luajtur.

Ai I bashkohet ekipit të të rinjve “Puna” ku Xhavit Demneri e ndihmon të rritet si lojtar. Më pas, Myslym Alla i jep fanelën për të debutuar në kampionatin shqiptar në moshën 17-vjeçare. Brenda pak kohësh, Halili zë vend mes lojtarëve më të mirë të futbollit tonë dhe e ndihmon Tiranën (atë kohë 17 nëntori) të fitonte Kupën e 15-vjetorit të çlirimit në 1959. Në momentin më të mirë të jetës dhe karrierës, ai thirret ushtar dhe sipas rregullit të kohës dy ekipet e kontrolluara nga aparati shtetëror Dinamo dhe Partizani kishin të drejtën që të zgjidhnin futbollistët e thirrur për të kryer shërbimin ushtarak të kalonin te këto dy skuadra. Dinamo i vë syrin Halilit dhe e mban për dy vite (1959-1961). Edhe pse me një moshë fare të re, Halili provon se mund të mbështetesh te ai për të fituar trofe. Dinamo merr më të mirën prej tij dhe në 1960 shpallet kampion i Shqipërisë. “Blutë” e kishin pikë referimi në lojë Skënderin.

Por, një vit më vonë, kur ai ka marrë vëmendjen e publikut futbolldashës, Halili përfundon shërbimin e detyruar ushtarak. Kjo do të thoshte se ai mund të kthehej te Tirana, e cila e kishte në pronësi. Duke parë se rivalët bardheblu po merrnin pas atë që u takonte, frika se ata mund të ktheheshin në një skuadër të rrezikshme e shtyn Dinamon të ankohet te FSHF-ja për të mos lejuar kthimin te 17 nëntori të Halilit. I vendosur se zemra e tij i përket vetëm Tiranës, Halili refuzon të qëndrojë te Dinamo dhe FSHF-ja hakmerret ndaj tij duke e pezulluar për një vit nga aktitetet futbollistike. Dëshira për të mos u ndarë nga futbolli dhe 17 nëntori e mbajnë të karikuar Skënder Halilin dhe ai vazhdon të stërvitet me skuadrën për të qenë në formën e duhur për sezonin e ri. Nga ky moment, Tirana ndërtohet si skuadër elitare dhe pretendente për trofe. 3 vjet pas “kthimit në shtëpi” Halili bën skuadrën dhe tifozët bardheblu të festojnë titullin kampion të 1965. Tashmë skuadra është e uritur të fitojë dhe të shkruajë kapitullin e saj në futbollin shqiptar. Në 1966, askush nuk e hidhte poshtë 17 nëntorin teksa ishin në një nivel me Partizanin dhe Dinamon dhe tituli ishte çështje e tyre.

Gjatë këtyre viteve, Halili ka fituar vend dhe te ekipi kombëtar. Ai pati shansin e madh të debutante me Shqipërinë në një fazë kualifikuese të një kompeticioni ndërkombëtar për Europianin e 1964. Me Danimarkën ai luan ndeshjen e parë si kuqezi dhe me të merr fitoren e parë historike të Shqipërisë në arenën ndërkombtë 1-0. Deri në vitin 1965 ai aktivizohet rregullisht me kombëtaren.

Kthesa tragjike e jetës së tij, nga e cila nisi e vazhdoi rruga drejt vuajtjeve të pakursyera ndodhi në verën e vitit 1966. Pas shpalljes kampionë, 17 nëntori kishte të drejtën të konkuronte në Kupën Europiane (sot Champions League). Bardheblutë do të përballeshin në raundin e parë me norvegjezët Oslo 04. Në Durrës, ku ekipi ishte grumbulluar për përgatitjet për kompeticionin madhor të futbollit europian, Halili arrestohet në hotel “Durrësi”. Më vonë zbardhet lajmi se ai ishte arrestuar për kontrabandë orësh, pas një person zbuloi emrin e tij. Halilit iu shtua dhe akuza e përdorimit të parave të huaja, ku në shtëpi iu gjetën 57 dollarë. Ai dënohet me 11 muaj burg. Fati i keq ndjek dhe skuadrën, e cila nuk lejohet të fluturojë në Norvegji për të zhvilluar takimin e parë me Oslo 04. Për rrjedhojë, UEFA i përjashton për dy  vite bardheblutë nga aktivitetet e futbollit europian. Më e keqja nuk mbaron këtu për Halilin. Për ta poshtëruar dhe sfilitur e torturuar fizikisht, ai dërgohet të punojë në minierën e kromit në Bulqizë, ku punon në kushte skllavëruese. Shëndeti i tij bie dhe në galeritë e kromit ai merr sëmundjen e rëndë, që e ndan nga jeta 16 vite më vonë.

Pasi del nga “ferri”, ai përpiqe të rikthehet në futboll. Bën të gjitha përpjekjet fizike dhe sportive për të veshur sërish fanelën, por jo vetëm që nuk lejohet të luajë me Tiranën, por në kushte dëshpërimi nga injorimi që I bëhet dhe shëndeti I keq, ai I thotë lamtumirë futbollit në moshën 26-vjeçare.

Ai nuk ndahet përfundimisht futbolli dhe nis kapitullin e trajnimit. Halili kualifikohet si trajner dhe drejton ekipet zinxhir të 17 nëntorit. Me punën e bërë, ai shndërrohet në ikonën e Tiranës. Nga duart e tij dalin një pjesë e lojtarëve më të mirë të Tiranës si Krenar Alimehmeti, Florian Riza, Ilir Daja, Astrit Ramadani etj.

Halili gjen qetësinë e jetës së tij te Tirana, por trupi i tij dorëzohet nga dita në ditë. Krejt papritur në mbrëmjen e 13 dhjetorit të 1982, Skënder Halili vdes në moshën 41-vjeçare. Përveç familjarëve, që vuajnë humbjen e njeriut të zemrës edhe futbolli shqiptar vajton vdekjen e tij. Ai përcillet në banesën e fundit me një kortezh të gjatë, por dhe në momentin para se të pushojë me të vdekurit e tjerë në varreza, nuk lejohet asnjë lloj fjalimi për të. Ishte një sjellje sa skandaloze aq dhe çnjerëzore, ku dhe në fund ndaj tij nuk u tregua asnjë lloj dashamirësie dhe respekti.

Në kohën e demokracisë, Skënder Halili vlerësohet për të gjitha meritat. Ai merr statuset e “Mjeshtrit të madh”, “Mjeshtrit të Sportit”, “Mjeshtër të Merituar” dhe “Nderi i Sportit Shqiptar”. Prej 30 vitesh, emri i tij flitet dhe kujtohet me respekt.

Në shenjë përuljeje, klubi i Tiranës e quan kompleksin e saj stërvitor “Skënder Halili”. Emri dhe shpirti i tij prehet aty prej 19 vitesh.

Skënder Halilin nuk e bën të çmuar vetëm klasi si lojtar, as vetëm përkushtimi gjatë gjithë jetës së tij futbollit, por fuqia për t’i mbijetuar kohëve/NEWSPORT/.

(referuar gazetarit Bedri Alimehmeti)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Next article Po afron momenti vendimtar, te VLLAZNIA nuk dihet kur do të kthehet Agim CANAJ
Previous article Interi përfshihet në ndeshjen e Champions mes Tottenham dhe City, ja ç'ka ndodhur

Cila nga këto skuadra të Superiores nuk do të arrijë të shkojë në Europë?

View Results

Loading ... Loading ...

Shkrime të Ngjashme

Politologu publikon FOTON, si survejoheshin futbollistët e Kombëtares kur largoheshin nga Shqipëria
April 5, 2021

Politologu publikon FOTON, si survejoheshin futbollistët e Kombëtares kur largoheshin nga Shqipëria

PERSONAZH / Nebile Roboçi, notarja e viteve '50 nuk e ka prishur miqësinë me detin as në 85-at e saj
March 30, 2021

PERSONAZH / Nebile Roboçi, notarja e viteve '50 nuk e ka prishur miqësinë me detin as në 85-at e saj

Nostalgjia për futbollin/ Dedikimi i Ahmet Shqarrit për ish-futbollistin e Naftëtarit: Agim Meta, ky "gjahtar goli" që ka ditur të mposhtë edhe Perlat Mustën në mitikun "Qemal Stafa"
February 25, 2021

Nostalgjia për futbollin/ Dedikimi i Ahmet Shqarrit për ish-futbollistin e Naftëtarit: Agim Meta, ky "gjahtar goli" që ka ditur të mposhtë edhe Perlat Mustën në mitikun "Qemal Stafa"

Nderimi për Panajot Panon, 2.5 milion euro dhe 90 minuta pa drita, 11 vite më parë kur GRAMOZI i shënonte REALIT TË MADRIDIT dhe fërshëllimat për Ronaldon
January 21, 2021

Nderimi për Panajot Panon, 2.5 milion euro dhe 90 minuta pa drita, 11 vite më parë kur GRAMOZI i shënonte REALIT TË MADRIDIT dhe fërshëllimat për Ronaldon

“Nona Tirona”, zonja shekullore Nezihat Stërmasi, historia e rrallë e bashkëshortes së legjendës bardheblu (SI U NJOH ME SELMANIN)
May 26, 2020

“Nona Tirona”, zonja shekullore Nezihat Stërmasi, historia e rrallë e bashkëshortes së legjendës bardheblu (SI U NJOH ME SELMANIN)

DOSSIER/ Kur Mustafa NANO shkëlqente në futboll, i “pazhurmshi” që “zhurmonte” lojën e thjeshtë
May 2, 2020

DOSSIER/ Kur Mustafa NANO shkëlqente në futboll, i “pazhurmshi” që “zhurmonte” lojën e thjeshtë

Lajmet e fundit

___

Apr 17 10:34 PM
VENDI

VIDEO/ Ankesa për gjykimin, Kukësi reagon sërish: Deri kur kështu?

Apr 17 10:18 PM
BOTA

VIDEO/ “Perlë” me të majtën, mesfushori i Kombëtares tund rrjetën në Francë

Apr 17 10:04 PM
BOTA

VIDEO/ Florian Kamberi e bën “sefte” në Skoci, gol dhe kualifikim për skuadrën e tij

Apr 17 9:48 PM
VENDI

VIDEO/ Një djalë Shkodre si Erald ÇINARI, reagimi i papërmbajtshëm i sulmuesit të Partizanit

Apr 17 9:32 PM
BOTA

VIDEO/ SUPERGOL nga distanca, mesfushori i Kombëtares protagonist me skuadrën e tij

Apr 17 9:15 PM
BOTA

Transferta delikate në Napoli, 2 lojtarë “lënë në baltë” Interin

Apr 17 8:59 PM
VENDI

“Çorba” mediatike e patronazhistëve, dalin zbuluar preferencat e kapitenëve të derbit të kryeqytetit (PARTIA POLITIKE E PREFERUAR)

Apr 17 8:43 PM
BOTA

FORMACIONET/ Në kërkim të trofeut të parë sezonal, Barcelona dhe Atletiko Bilbao zbulojnë titullarët

Apr 17 8:26 PM
BOTA

VIDEO/ Mjafton një gol, Chelsea prek finalen e FA Cup

Apr 17 8:13 PM
BOTA

“I kam treguar skuadrës vendimin tim”, Trajneri i Bayern Munchen thyen heshtjen dhe zbulon të ardhmen

Apr 17 7:55 PM
KOSOVA

Prishtina fiton dhe ndjek Dritën, Gjilani befasohet nga Llapi

Apr 17 7:42 PM
KRYESORE

“Ky ishte fati, loja mbaroi”, presidenti i Tiranës dorëzohet: Jemi shumë larg titullit, nuk kemi çfarë themi

Apr 17 7:24 PM
VENDI

Turbina “tupëron” Flamurtarin, Erzeni dhe Besëlidhja bëjnë detyrën

Apr 17 7:09 PM
VENDI

Kategoria e Dytë/ Sopoti me triumf të thellë ne transfertë, Tërbuni bën detyrën (RENDITJA)

Apr 17 6:53 PM
BOTA

ZYRTARE/ Pa u mbyllur ende kampionati, zbulohet skuadra e parë që ngjitet në Premier League

Apr 17 6:37 PM
VENDI

Shënoi golin e parë me fanellën e Partizanit, Hakaj: Rëndësi ka fitorja.Çinari? Nuk e di kush…

Apr 17 6:32 PM
VENDI

“Jam afër Kombëtares”, Seferi me “këmbë në tokë”: Objektivi i vështirë, ja çfarë duhet të bëjë Tirana

Apr 17 6:30 PM
VENDI

“Nuk e mendonim se do ishim në vend të parë”, Daja kritika Çinarit: Sjellja e tij e papranueshme, goli i pësuar ishte mungesë përqendrimi

Apr 17 6:21 PM
VENDI

JOSA e ka me arbitrin: Na mohoi rastin flagrant, ndeshje e shkëlqyer e Kotobellit… Tirana? Do jem gjithmonë bardheblu

Apr 17 6:13 PM
VENDI

“Po rrezikojmë rënien”, Ndreu i pakënaqur: Na mungon cilësia, ndikon edhe ana psikologjike

Apr 17 6:08 PM
VENDI

Barazimi ndaj Kukësit, Orges Shehi i zhgënjyer: Jemi ndëshkuar nga dy episode. Objektivi titull? Nuk kemi më gjë në dorë

Apr 17 5:50 PM
KRYESORE

VIDEO/ Diktat i Partizanit në Tiranë ndaj Kastriotit, të kuqtë marrin kryesimin e Superligës

Apr 17 5:41 PM
BOTA

VIDEO/ Bayern Munchen “vret” kampionatin, njihuni me rezultatet e Bundesligës gjermane

Apr 17 5:16 PM
FACENEWS

FOTO/ Mbeti në Shqipëri prej problemeve me ligjin, ish-sulmuesi i PARTIZANIT nis stërvitjen me Trashin

Apr 17 5:08 PM
BOTA

Ish-mbrojtësi kuqezi “thumbon” Milanin: Duhet të isha larguar më parë, disa zgjedhje nuk do i bëja sërish

Apr 17 4:52 PM
VENDI

VIDEO/ Flamurtari noton në “ujëra të turbullta”, në Vlorën i nxjerrin “tymin” festës për 98-vjetorin e klubit

Apr 17 4:20 PM
BOTA

Ndeshja me rëndësishme e sezonit, Juventusi pa RONALDON ndaj Atalantës

Apr 17 4:04 PM
KRYESORE

VIDEO/ 4 gola për një pikë, mes Tiranës dhe Kukësit “fiton”…futbolli

Apr 17 3:46 PM
VENDI

Humbja ndaj Korabit, akuzon Samuel NIKAJ: Largohem nga Burreli, FSHF-ja nuk na do në Superligë

Apr 17 3:33 PM
SPORTMIX

U zgjodh president i KOKSH, Fidel Ylli: S’doja të hyja në garë, e pashë që sporti po shkonte dëm (PRIORITETET)

Apr 17 3:30 PM
KRYESORE

ZYRTARE/ Zgjedhjet në KOKSH, zgjidhet Presidenti i ri

Apr 17 3:21 PM
VENDI

FORMACIONET ZYRTARE/ Supersfida në Elbasan Arena, Shehi dhe Josa rreshtojnë “luftëtarët”

Apr 17 3:20 PM
VENDI

LIVE, Kategoria e Parë/ Flamurtari “bie” pas 3 minutash, vlonjatët pësojnë dy gola të shpejtë

Apr 17 3:05 PM
VENDI

FORMACIONET ZYRTARE/ Partizani luan me Kastriotin, ka surpriza te titullarët

Apr 17 3:05 PM
VENDI

Dinamo u mori kryesimin, reagojnë ashpër te Burreli: Ndikoi kamikazi i Federatës, Olsid Ferataj!

Sondazh

Cila nga këto skuadra të Superiores nuk do të arrijë të shkojë në Europë?

View Results

Loading ... Loading ...

SHTYPI I DITËS

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

Itali – Serie A

Spanjë – La liga

Angli – Premier League

Gjermani – Bundesliga

  • Kryesore
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
  • VIDEO SPORT
  • Back to top
© NewSport.al 2021. All rights reserved.
Adresa: Rr. Emin Duraku, Hyrja nr.1, Ap.14, Tiranë
Kryeredaktor: Retin Toka
Tel: +355 (0) 695537777
Email: [email protected]
Website: http//newsport.al
NEWSPORT SHPK, NIPT: L61808003P