Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dorëzohet Colella: Partizani nuk është për titull, nuk jemi në lartësinë e duhur

Shkruar nga NEWSPORT
Dorëzohet Colella: Partizani nuk është për titull, nuk jemi

Partizani mori një tjetër humbje në shtëpi duke e çuar kështu në pesë, numrin e ndeshjeve pa fitore. Të kuqtë kaluan të parët në avantazh por më pas u përmbysën me dy gola dhe tashmë rrezikojnë të bien në vendin e katërt nëse Vllaznia dhe Erzeni fitojnë nesër. Pas sfidës, trajneri Colella foli për mikrofonat e Oversport.

"Ka shumë gjëra përsa i përket humbjes. Skuadra është e ngarkuar mendërisht dhe mendoj që është një peshë që nuk arrijmë ta suportojmë. Pozicioni i Hotit? Kur na u largua Rrapaj menduam të bëjmë disa ndryshime. Është e lehtë të flasësh nga jashtë por kur jap gjykimet e mia preferoj të bëj disa prova. Hoti ka luajtur edhe në atë pozitë, nuk është hera e parë.

Titulli? Nuk jemi më për titull. 6 pikë janë shumë larg Tiranës dhe mendoj se nuk jemi në lartësinë e duhur. Ne do të përpiqemi por është e pamundur për momentin për të luftuar për titullin kampion."-deklaroi Colella.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga