Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

INTERVISTA/ Motivoi skuadrën me gurë SHAHU dhe zbulon objektivat për vitin tjetër, flet kapiteni i Tërbunit, Mark Dodaj: Emocionet nuk përshkruhen!

Shkruar nga NEWSPORT
INTERVISTA/ Motivoi skuadrën me gurë SHAHU dhe zbulon objektivat

Ky fund sezoni i ka buzëqeshur një prej skuadrave që ka bërë historinë e futbollit shqiptar, Tërbunit. Skuadra pukjane arriti që ta mbyll Kategorinë e Dytë në krye të grupit A, teksa më pas u shpall edhe fituese e Kategorisë, duke siguruar kështu ngjitjen një kategori më lart.

Një sukses historik për qytetin verior, që kërkon të rikthehet sa më shpejt në elitën e futbollit shqiptar, aty ku ishte 4 vite më parë. Protagonist në këtë ecuri të ekipit të Tërbunit ka qënë padyshim edhe futbollisti i talentuar, Mark Dodaj.

25 vjeçari i cili ka shëtitur në shumë skuadra, ku mund të përmendin ato të Vllaznia U-19, Ada Velipojë, Kastrioti dhe Veleçiku mbajti shiritin e kapitenit në shumë takime dhe me eksperiencën e tij arriti të bind grupin se objektivat janë vendosur për tu plotësuar dhe jo për t'i shënuar thjeshtë në copa letrash. Dodaj u bë hit me mënyrën e motivimit në takimin e fundit, finalen e Kategorisë së Dytë kundër Devollit.

Ai motivoi shokët e skuadrës me një skemë mjaft të bukur, teksa përmes disa gurëve shahu iu tregoi shokëve se ka mbetur edhe pak rrugë për të arritur tek suksesi. Sukses i cili erdhi dhe Dodaj është krenar për atë që bëri. Në një intervistë ekskluzive për "NEWSPORT.AL", 25 vjeçari tregoi emocionet e atij 90 minutëshi si dhe objektivat e tij e të ekipit.

Nuk kishte si të mungonte edhe një prononcim për çështjen mbijetesë në Superiore, pasi në edicionin e ardhshëm do i ketë edhe si kundërshtarë.

Fituat një kategori me skuadrën e qytetit dhe me shiritin e kapitenit në krah. Si ishte kjo ndjenjë për ju?

Kjo lloj ndjenje nuk përshkruhet me fjalë. E ndjen dyfish fanelën kur jep kontribut për vendin tënd. Një plus për ne këtë vit ka qënë se kemi qënë një, trajner-sportistë-tifozeri edhe besoj se kjo edhe shpirti garës ka qënë çelsi i suksesit.

Fitimi i kampionatit sjell edhe të ardhura në klub. Jeni shpërblyer për këtë sukses?

Duhet cilësuar se këtë vit bashkia ka qënë më se korrekte me çdo gjë për të na e bërë akoma më të lehtë rrugën drejt titullit kampion. Premion e kishim të plotë nga kryetari bashkisë që gjej rastin ta falenderoj se i ka qëndruar gjithmonë afër ekipit. Por shpërblimi më i madh është se për 1 sezon fitova dy kupa.

Nga sezoni i ardhshëm në Kategorinë e Parë. Cilët do jenë objektivat e Markos dhe Tërbunit?

Objektivi kryesor është me formu një grup me djem të mirë, që janë shokë të mirë e me vlera njerëzore. Që dijnë të luajnë futboll thjeshtë. Kush do që ka mendim ndryshe nuk ka vend te Tërbuni, pikërisht se i kishim të gjitha këto asete këtë vit u shpallëm dy herë kampion.

Projekti i cilës skuadre shqiptare e tundon Markon?

Çdo lloj projekti që ka të bëj me Tërbunin më tundon, asnjë lloj projekti tjetër.

Kastriotin apo Tiranën në grup?

Kam luajtur në Krujë edhe kam shumë kujtime për atë qytet edhe për respektin që kanë tregu për mua shpresoj që të shpëtojë.

Objektivi personal i Markos?

Kam vetëm një synim, të bëj sa më mirë për ekipin e Tërbuni dhe për ekipin e qytetit tim të lindjes.  

Ftesa në Kombëtare?

Çdo gjë hap pas hapi. Nëse një ditë do të ndodhte do të isha shumë krenar.  /Newsport.al


Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga