Do t’i dorëzohet trofeu i titullit kampion, RTSH-ja sjell falas në shtëpitë tuaja ndeshjen e kampionatit shqiptar
Shkruar nga NEWSPORT
Ditën e sotme Kategoria e Dytë do të zhvillojë ndeshjet e fundit të grupit A për këtë sezon. Një prej sfidave interesante është edhe dueli mes Vorës dhe Murlanit, ora 15:00.
Kjo përballje është shumë e rëndësishme për vendasit, të cilët në stadiumin e tyre do ta kthejnë në një festë të vërtetë këtë sfidë. Pikërisht në fund të kësaj përballjeje do t’u dorëzohet edhe trofeu i titullit kampion në grupin A.
Kjo ndeshje do të vijë falas për të gjithë sportdashësit nëpërmjet valëve të Radio Televizionit Shqiptar, kur RTSH-sport do ta transmetojë falas.
Kujtojmë se Vora ka siguruar disa javë para se të përfundonte kampionati edhe ngjitjen në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm.