Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Do të jetë si ndeshje derbi”, Qatip Osmani: Përballemi me kampionët, por skuadra luan e qetë

Shkruar nga NEWSPORT
“Do të jetë si ndeshje derbi”, Qatip Osmani:

Vllaznia do të përplasë “brirët” me Partizanin për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 21-të të Superiores. Një duel ku në lojë është vendi i dytë në tabelën e klasifikimit, me shkodranët që prej 5 javësh kanë siguruar vetëm fitore.

Në prag të kësaj përballjeje ka folur në konferencën për shtyp Qatip Osmani. Timonieri i kuqebluve ka theksuar se ndeshje të tilla janë si derbi, por skuadra e tij do të luajë e qetë në “Loro Boriçi”.

“Një ndeshje ku përballë kemi kampionin aktual, normalisht që do të jetë një derbi. Mundohemi ta presim këtë lojë sa më me qetësi. Sigurisht që mund të jetë një provë. Me këtë fitore Vllaznia nuk siguron asgjë, por fakti që jemi kundër një ekipi, një ndër më të mirët në Shqipëri, ka peshën e vet.

Nuk ndjejmë ndonjë presion në prag të kësaj ndeshje, ndoshta edhe rezultatet e fundit kanë bërë që të jetë kjo situatë dhe të mos kemi ndonjë presion të veçantë. Kuptohet që synimi i vetëm është fitorja, por kuptohet pa ndonjë emocion që mund të na çojë në rrugën e gabuar”, përfundoi Osmani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga