Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Do i marrim ndeshjet me radhë, kemi kohë për Tiranën", Gjelbrim Taipi: Shumë shpejt do të shikoni Taipin e vërtetë

Shkruar nga NEWSPORT
"Do i marrim ndeshjet me radhë, kemi kohë për

Partizani do të luajë të dielën e 8 tetorit përballë Kukësit. Në ndeshjen në kuadër të javës së 8-të të Superiores, ‘të kuqtë’ kërkojnë 3 pikëshin për të vazhduar rrugën në ndjekje të Egnatias.

Në prag të kësaj sfide që do të zhvillohet në “Arena e Demave” ka folur dhe një ish i verilindorëve, siç është mesfushori Gjelbrim Taipi.

Vini pas një humbje ndaj Skënderbeut – "Ndaj Skënderbeut mendoj se ishte një humbje e rastësishme, pasi gjatë 90 minutave ishim ne që po e dominomin ndeshjen. U ndëshkuam nga një pakujdesi e jona si rezultat i asaj penallite të shkaktuar. Ky është fubolli ndaj duhet përgjatë gjithë 90 minutave përqendrim maksimal. Tashmë kjo ndeshje i takon të shkuarës, pasi na pret përballja e radhës ndaj Kukësit. Një kundërshtar jo me shumë emra ,por që në tre javët e fundit ka bërë mjaft mirë. Nesër duhet të jemi 110% të fokusuar për të arritur objektivin tonë marrjen e tre pikëve."

Performanca juaj te Partizani – "Unë jam duke punuar fort dhe po jap më të mirën time në ndeshje dhe stërvitje. Trajneri është i kënaqur. Normalisht një futbollisti i ri kur vjen i duhet pak kohë që të ambjentohet, por këtë nuk dua ta them për tu justifikuar. Ne jemi të gjithë profesionist, kam një eksperiencë në kampionatin shqiptar dhe mendoj se shumë shpejt do të shikoni Taipin e vërtetë."

Pas Kukësit ju pret derbi ndaj Tiranës – "E thashë edhe më parë që në ndeshje ne duhet të jemi të përqendruar dhe të japim maksimumin. Trajneri na flet shpesh në seancat stërvitore që duhet ti marrim ndeshjet një e nga një, sepse në kampionatin shqiptar nëse nuk je i përqendruar nuk mund ta marrësh maksimumin. Nesër ne duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen me Kukësin, më pas vjen ndërprerja e kampionatit dhe do të kemi kohën e duhur për ta përgatitur derbin."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga