Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ditë prezantimi te Vllaznia, firmos mbrojtësi maqedonas

Shkruar nga NEWSPORT

Konstantin Chesmedjiev do të prezantohet sot te Vllaznia. Ditën e djeshme u përfol se mbrojtësi maqedonas ishte në tratativa me drejtuesit shkodranë. Ndërkohë sot mësohet se palët kanë gjetur mbrëmë gjuhën e përbashkët. Kësisoj 27-vjeçari do të prezantohet sot në ambientin e klubit.

Chesmedjiev ka qenë pjesë e skuadrës së Septemvri Sofia që ishte pjesë e Superligës së Bullgarisë. Por, në sezonin që lamë pas ra një kategori më poshtë. Lojtari i ri i Vllaznisë është aktivizuar në 11 ndeshje me ekipin bullgar, ku 10 prej tyre i ka nisur nga minuta e parë.

Karriera e tij është e pasur, pasi është aktivizuar me Shkupin, Shkëndijën e Tetovës, Akademija Pandev, Makedonia GJP dhe Pelister në kampionatin maqedonas. Gjithashtu ka luajtur edhe në Bosnjë me skuadrën e Velez.

[caption id="attachment_697032" align="alignnone" width="800"]Konstantin Chesmedjiev Konstantin Chesmedjiev[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga