Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dita e derbit, ish-drejtori Partizanit thirret në SPAK

Shkruar nga NEWSPORT
Dita e derbit, ish-drejtori Partizanit thirret në SPAK

Ish-drejtori i Klubit Partizani, Isa Tare ditën e sotme është është paraqitur pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mësohet se Tare do të merret në pyetje në lidhje me aferën e privatizimit të Kompleksit Partizani.

Në lidhje me ketë aferë më parë është marrë në pyetje nga SPAK dhe ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të FA, Vladimir Qiriaz, ish ministri Fatmir Mediu dhe ish-ministri i Ekonomisë Genc Ruli.

Kujtojmë se ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ai i cili i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë aferën në privatizimin e pronave të “Klubit Partizani”.

Balla akuzoi dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha, i cili është futur si aksioner tek kompania Homeplane dhe kjo kompani sipas tij në bashkëpunim edhe me Kontakt kanë aplikuar për leje ndërtimi në zonën e ish-kompleksit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga