Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Disiplina me dorë të “hekurt” për dhunën në Klasiken e femrave, përjashtohen nga aktiviteti zyrtarët e dy skuadrave (VENDIMET)

Shkruar nga NEWSPORT
Disiplina me dorë të “hekurt” për dhunën në

Dhuna e shkaktuar në futbollin e femrave mes Tiranës dhe Vllaznisë ishte një ngjarje e shëmtuar në vendin tonë. Pas më shumë se një muaji tashmë ka ardhur edhe vendimi nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës për situatën e ndodhur.

Disiplina ka qenë me dorë të “hekurt” ndaj drejtuesve të dy ekipeve. Presidenti i Vllaznisë, Lazer Matija dhe drejtoresha e Tiranës, Edonisa Aliu janë përjashtuar nga të gjitha aktivitetet futbollistike për këtë sezon.

Ndërkohë shkodranët janë cilësuar si shkaktarët e dhunës dhe humbasin ndeshjen 3-0 në tavolinë ndaj bardhebluve. Ndërkohë nga ana tjetër kryeqytetaseve u është zbritur një 3 pikësh nga klasifikimi për mos mbarëvajtjen dhe ndërprerjen e ndeshjes.

“KF Vllaznia Femra, për shkaktimin e ndërprerjes së ndeshjes kundër KF Tirana Femra, duke qenë përgjegjëse për aktet e dhunës dhe shkeljen e rregullave themelore të sjelljes së mirë, në bazë të neneve 6/3/j, 16/1, 17/2/a, 17/2/h të KDE, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0.

KF Tirana Femra, për mos marrjen e masave paraprake te sigurisë, duke neglizhuar përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes dhe për pasojë ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes midis KF Tirana Femra kundër KF Vllaznia Femra, në bazë të neneve 6/3/g, 16/1, 17/1 të KDE, dënohet me zbritjen e 3 (tre) pikëve në klasifikim.

Zyrtari i KF Vllaznia Femra, Lazer Matija, për sulm fizik ndaj lojtareve dhe zyrtareve të ekipit kundërshtar, duke shkaktuar akte dhune ne ndeshjen midis KF Tirana Femra kundër KF Vllaznia Femra, në bazë të neneve 6/2/a, 14/1/h dhe 14/1/i të KDE dënohet përjashtim nga aktiviteti për sezonin futbollistik 2023-2024. Në zbatim të neneve 6/2/b dhe 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Zyrtarja e KF Tirana Femra, Edonisa Aliu, për sulm fizik ndaj lojtareve dhe zyrtareve të ekipit kundërshtar, duke shkaktuar akte dhune ne ndeshjen midis KF Tirana Femra kundër KF Vllaznia Femra, në bazë të neneve 6/2/a, 14/1/h dhe 14/1/i të KDE dënohet përjashtim nga aktiviteti për sezonin futbollistik 2023-2024. Në zbatim të neneve 6/2/b dhe 6/2/c të KDE, zyrtares i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit”, thuhet nga Disiplina.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga