Kartoni i kuq i marrë mes shumë polemikave në ndeshjen me Kastriotin, nervozoi jo pak klubin e Tiranës por edhe vetë Albano Aleksin. Disiplina e pezulloi me dy ndeshje duke bërë që të humbasë edhe derbin shumë të rëndësishëm me Partizanin javën tjetër.
Mirëpo, fatmirësisht për bardheblutë dhe mesfushorin, rregullorja përcakton se pas shlyerjse së 50% të dënimit, pjesa tjetër mund të kompensohet me një dëmshpërblim monetar. Nesër Tirana do të presë Teutën në "Air Albania" dhe Aleksi do të mungojë përballë ish-skuadrës së tij.
Në këtë mënyrë ai shlyen gjysmën e dënimit dhe më 6 mars, ditën e derbit, Orges Shehi do të ketë mundësinë të përdorë një nga lojtarët më të rëndësishëm për skemat e tij.
Poll