Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Kukësi cinik, Kamza 'bie' me dinjitet në "Zeqir Ymeri"

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kukësi cinik, Kamza 'bie' me dinjitet në "Zeqir

Kukësi ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 kundër Kamzës, ndeshje e vlefshme për javën e parë të Superiores. Në këtë takim, kampionët e Shqipërisë ia kanë dalë të triumfojnë përmes një goli të shënuar nga Elis Bakaj në minutën e 63-të. Sulmuesi kryeqytetas shndërron në gol 11-metërshin e fituar nga Rauf Alijev, duke i dhënë në këtë mënyrë 3 pikë të rëndësishme skuadrës së tij.

Pjesa e parë foli totalisht në favor të Kamzës. Sebino Plaku pati disa raste shënimi, por nuk arriti të konkretizonte siç duhej. Duhet thënë që të besuarit e Ndreut ishin dukshëm më superiorë, ndërsa kampionët e Shqipërisë nuk e kishin më shkëlqimin e sezonit të shkuar.

Pjesa e dytë ishte disi më e balancuar. Zëvendësimet e bëra nga trajneri Milinkoviç rezultatuan efikase pasi si Alijev ashtu edhe Et'hemi shkëlqyen në fushën e blertë. Minuta e 63-të ishte deçizive për këtë sfidë, pasi Bakaj shënoi dhe "vulosi" fatin e kësaj ndeshje. Kështu mbyllet ky takim me Kukësin që merr tre pikët e para në këtë sezon, ndërsa Kamza e nis keq për sa i përket rezultatit, pasi në fushë shkëlqeu.

https://www.dailymotion.com/video/x604yw8

Poll

Lexo gjithashtu