Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Merr fund “telenovela” e portierit te Bayern Munich, ja cili do të jetë titullar sonte

Shkruar nga NEWSPORT
Merr fund “telenovela” e portierit te Bayern Munich, ja cili do
Manuel Neuer & Jonas Urbig

Bayern Munich do të përballet sonte me Atalantën, në kuadër të fazës së 1/8-ave të UEFA Champions League. Pasi fitoi duelin e parë në Bergamo 1-6, bavarezët do të kërkojnë tjetër fitore në “Allianz Arena”, duke nisur prej orës 21:00.

Por një nga problemet kryesore të këtyre ditëve në kampin e gjermanëve, ka qenë çështja e portierit. Manuel Neuer është i dëmtuar, ndërsa Jonas Urbig u dëmtua pikërisht në duelin e parë ndaj Atalantës. Në fundjavë përballë Bayer Leverkusen, pësoi dëmtim edhe portieri i 3-të, Sven Ulreich.

Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe portieri i katërt ai i ekipit U19, Leon Klanac u dëmtua. Më pas u përfol për portierin 16-vjeçar të akademisë, Leo Prescott.

Por, sipas “SPORT1”, është vendosur portieri që do të zbresë sonte në fushë si titullar. Ai është Jonas Urbig dhe i njëjti burim raporton se gardiani gjerman s’ka pasur dëmtim serioz, duke qetësuar bavarezët.

Poll

Lexo gjithashtu