Dinamo nuk ka një stadium ku të rpesë ndeshjet dhe në këtë sezon shtëpia e tyre ishte “Elbasan Arena”. Ishte pasi tashmë nuk do të jetë më, teksa klubi ka vendosur të ndërrrojë shtëpi.
“Blutë” për pjesën tjetër të sezonit kanë vendosur t’i zhvillojnë ndeshjet si pritësh në Durrës, në stadiumin “Niko Dovana”. Kjo njuk vjen për shkak të çështjes së shumë diskutuar sa i takon projektit të ri, por për një tjetër arsye.
“Nëndetësja” kërkon të ketë sa më shumë mbështetës në stadium dhe kjo ka shtyrë që të zhvendoset nga Elbasani në Durrës. Në këtë mënyrë “Niko Dovana” do të jetë shtëpia e re e Dinamos dhe duke nisur që nga sfida e radhës në kampionat.
“Blutë” do të luajnë ndaj Erzenit ditën e dielë duke nisur që nga ora 17:00. Takim ky i vlefshëm për javën e 13-të të Superiores