Ernest Muçi dalëngadalë po kthehet në një idhull, jo vetëm për tifozët shqiptarë, por edhe ata polak. Legia Varashavës çeli sot edicionin e ri futbollistik në kampionatin polak teksa u ndesh përballë Lodz, ku luan edhe Engjëll Hoti.
Gjigantët polak fituan me rezultatin e pastër 3-0 me të tre golat që u shënuan nga veterani Thomas Pekhart. Ernes Muçi e nisi si titullar këtë sfidë, tanimë i padiskutueshëm për trajnerin, dhe zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë duke kontribuar në aksionet sulmuese të Legias.
Ish-sulmuesi i Tiranës është kthyer në një nga benjaminët e tifozërisë. Në ndeshjen e sotme, disa tifozë polak kanë hapur një pankartë ku i kërkojnë në gjuhën shqipe Muçit që t’u jipte fanellën që mbarte veshur.
[caption id="attachment_701186" align="alignnone" width="614"] ©Foto e marre nga Instagrami i Klea Verri, e dashura e Ernest Muçit[/caption]
Kujtojmë që pak vite më parë, tifozët polak kërkonin largimin urgjent të dy shqiptarëve të tjerë, Armando Sadiku dhe trajneri Besnik Hasi. Madje, edhe në mbërritjen e Muçit 3 sezone më parë, pati shumë nga ata që e ‘paragjykonin’ prej dy patriotëve të tij të mëparshëm.