Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Fitoi Botërorin me Francën, flet për herë të parë Didier Deschamps: Jemi nisur nga largë, kjo gjë na bëri mirë

Shkruar nga NEWSPORT
Fitoi Botërorin me Francën, flet për herë të parë

Franca ka mundur të fitojë Botërorin "Rusi 2018" ndaj Kroacisë duke e mundur këtë të fundit me rezultatin 4-2. Pas pëfundimit të supersfidës ka folur trajneri i Francës, Didier Deschamps. Tekniku është shprehur i lumtur për suksesin e arritur, duke theksuar se lojtarët e drejtuar nga ai zhvilluan një lojë të mirë dhe në fund morën atë që meritonion, trofeun.

"Është gjithçka kaq e bukur dhe e mrekullueshme. Disa janë kampionë në moshën 19-vjeçare. Nuk kemi bërë një ndeshje të madhe, por kemi treguar cilësi mendore. Dhe pastaj kemi shënuar 4 gola. Ka meritë edhe për këtë. Jemi nisur nga larg, nuk ka qenë gjithmonë e thjeshtë, por me punë, tani jemi aty. Jemi në majën e botës për katër vite. Na kishte dhimbtur shumë kur humbëm Europianin para dy vitesh, por ndoshta na bëri mirë. Tani ky moment u përket lojtarëve. Pas 55 ditësh, në kemi bërë shumë punë. Ky është maksimumi. I duam francezët, jemi krenarë që jemi francezë, që jemi 'blu'. Rroftë Republika", është shprehur Didier Deschamps pas përfundimit të takimit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga