Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dhuna në klasiken Tirana – Vllaznia, Komisioni i Disiplinës çel hetimin disiplinor (VENDIMET)

Shkruar nga NEWSPORT
Dhuna në klasiken Tirana – Vllaznia, Komisioni i Disiplinës

Dhuna në ndeshjen e femrave mes Tiranës dhe Vllaznisë më 25 nëntor, mori vëmendjen e gjithë opinionit sportiv në vend. Komisioni i Disiplinës ka njoftuar së fundmi për çeljen e hetimit disiplinor mbi aktet e dhunës të ndodhura në atë ndeshje.

Kujtojmë se ndeshja u ndërpre në minutën e 22’ në kompleksin “Skënder Halili”. Mbetet për t’u parë çfarë do ndodhë dhe me fatet e asaj sfide. Ndërkohë në vazhdim mund të lexoni vendimet e plota nga Komisioni i Disiplinës, marrë sot më 1 dhjetor.

  1. Zyrtari i KF Vllaznia, Ideal Lekiqi, për sjellje jospotive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    2. Zyrtari i KS Korabi, Donald Meziu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

  2. Zyrtari i KS Korabi, Florian Beqiri, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  3. Lojtari i KF Maliqi, Flavio Demollari, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  4. Lojtari i FK Partizani U-16, Musa Lleshaj, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  5. Lojtari i KF Vllaznia U-16, Eugen Hebovija, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  6. Lojtari i FK Apolonia U-15, Kleron Allushaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  7. Lojtari i KF Vora U-19, Mattheu Hasrama, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  8. Lojtari i KF Shkëndija Tiranë U-19, Klejdi Sula, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  9. Lojtari i KF Erzeni U-19, Dean Likmeta, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  10. Çeljen e hetimit disiplinor mbi aktet e dhunës të ndodhuranë ndeshjen KF Tirana Femra kundër KF Vllaznia Femra.
  11. KF Egnatia U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-14, kundër KF Vllaznia U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  12. AF Elbasani U-17, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kategoria e Parë U-17, kundër Flamurtari FC U-17, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  13. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Apolonia, Etem Xhemali, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  14. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-14, Ilirnik Prebibaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  15. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-14, Nohel Hasa, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  16. Rrëzimin e kërkesës së Prestige MFC, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

 

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga