Flamurtari dështoi për të siguruar ngjitjen në Superiore. Një tjetër vit për të luajtur në Kategorinë e Parë. Stoli i Diego Longos është “lëkundur” pas finales së “Play-Off” me Korabin. Vlonjatët nuk ia dolën dot të mposhtin ekipin e Shpend Kumbarçes, i cili triumfoi 2-1.
Në fakt që kur ish-trajneri i Kukësit mori drejtimin e kuqezinjve objektivi ishte i qartë, të ngjiste Flamurtarin në Elitë. Ky objektiv tashmë nuk është arritur dhe në këto kushte është shumë e vështirë që italiani të konfirmohet sërish në krye të vlonjatëve.
Sinan Idrizi do të thotë fjalën e tij të fundit edhe pse shpesh herë jemi mësuar që fjalët e tij të “peshojnë rëndë”. Longo tashmë nuk e ka të sigurtë të ardhmen në Vlorë, teksa nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim për të mësuar çfarë do të ndodhë mes palëve.