
Mateo Kovaçiç është gati të largohet nga Real Madridi me parametra 0. "Goal.com" raporton se ylli i Kroacisë është i pakënaqur për mungesën e minutave në kampionatin spanjoll dhe tashmë po mendon për një destinacion të ri. Emra skuadrash nuk bëhen të ditura.
Kujtojmë që ai u transferua nga Inter te Real Madrid në verën e vitit 2015 për një shifër prej 35 milionë eurosh. Megjithatë kroati nuk ishte në preferencat e trajnerit Zidan, i cili fuste si titullar gjithmonë Modriç, Kroos dhe Casemiron. Pritet me interes të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e mesfushorit të njohur.
Poll