Ish-futbollisti i Milanit dhe Real Madrid, Robinho po përballet me ligjin pas veprës së rëndë “Përdhunim në grup” të cilin e ka kryer ndaj një vajze 23-vjeçare në një lokal nate në Milano të Italisë.
41-vjeçari është i dënuar me 9 vite burg, për ngjarjen e cila ka ndodhur në vitin 2013. Por sa i takon anës ligjore ai ka përfituar një reduktim, e cila përkon me heqjen e 160 ditëve nga dënimi. Vendimi u bë i ditur të mërkurën, teksa Robinho ndodhet në Qendrën e Riintegrimit të Limeira në Sao Paulo.
Ndërsa arsyen se përse, ish-lojtari i ekipit spanjoll përfitoi uljen e dënimit, avokati i tij shpjegoi se kishte ndikuar sjellja e mirë.
“Robinho po punonte dhe studionte, për këtë arsye ai kishte të drejtën e reduktimit të dënimit të tij me 160 ditë” ka thënë avokati i Robinhos.
Kjo është ulja e dytë e dënimit pasi edhe në muajin nëntor, Gjykata ia reduktoi dënimin me 69 ditë pas 11 kurseve që ish futbollisti kishte kryer dhe 464 orë mësimi dhe leximin e 5 librave.
