Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Dopieta e tij “shkatërroi” Real Madrid, Jefte Betancor pas kualifikimit në Kupë: Eliminuam ekipin më të mirë në botë, ia dedikoj familjes

Shkruar nga NEWSPORT
Dopieta e tij “shkatërroi” Real Madrid, Jefte Betancor pas
Jefte Betancor

Albacete mbrëmjen e djeshme padiksutim surprizoi të gjithë me fitoren ndaj Real Madrid në Kupë. Ekipi i kategorisë së dytë në Spanjë eliminoi kështu madrilenët me rezultatin 3-2.

Jefte Betancor ishte heroi i Albacete, i cili shënoi dopietë për t’i dhënë të tijve fitoren. Fillimisht në minutën e 82-të kaloi në avantazh 2-1, ndërsa në minutën e 90+4 tundi rrjetën për 3-2.

Pas këtij suksesi ka folur për mediat spanjolle. Mjaft i lumtur dhe i gëzuar shfaqej, ndëersa nënvizoi se kanë eliminuar një nga ekipet më të mira në botë. Gjithashtu këto dopietë dhe sukses ia dedikoi familjes së tij.

“Kjo është gjëja më e madhe që ka ndodhur në historinë e futbollit. Jam i lumtur për ekipin tim… Ne sapo eliminuam një nga ekipet më të mira në botë! Dua t’ia dedikoj dy golat e mi dhe këtë fitore gruas sime, babait tim, djalit tim… Nipit tim, motrës sime gjithashtu”, ka theksuar futbollisti i Albacete.

Poll

Lexo gjithashtu