Thomas Strakosha
Eleminimi nga Kupa e Greqisë kundër OFI Crete, ka shkaktuar “tërmet” te AEK-u i Athinës. Pronari i verdhezinjëve Marios Iliopoulos, nuk e ka kapërdir dot këtë situatë. Sipas mediave helene, 56-vjeçari është treguar i “pamëshirshëm” me lojtarët, 400 mijë euro gjobë.
Portieri i Kombëtares Thomas Strakosha, është pjesë e AEK, çka do të thotë se edhe shqiptari do të vuaj “pasojat”. Ka vetëm një mënyrë se si kryeqytetasit mund t’ia hedhin paq, fitoren e 3 ndeshjeve të radhës, konkretisht ndaj Panathinakios, Ateras Tripolis dhe Olympiacos Piraeus.
Vetëm kështu, lojtarët do t’i shpëtojnë gjobës. Pas 16 javësh në Superligën greke, AEK mban pozitën e 3-të me 38 pikë, 1 më pak se Olympiacos-i kryesues.
Poll
