Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Në gjurmët e të atit, djali i Zlatan Ibrahimovic prezantohet te ekipi ku legjenda suedeze nisi karrierën

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Në gjurmët e të atit, djali i Zlatan Ibrahimovic
Maximilian Ibrahimovic

Merkatoja e janarit, padyshim që është periudha në të cilën ndodhin edhe lëvizjet e futbollistëve drejt skuadrave të ndryshme. Ndërsa transferimi më i ri është ai i djalit të legjendës së futbollit Zlatan Ibrahimovic, Maximilian Ibrahimovic.

19-vjeçari i cili luante për Milanin është transferuar tek Ajax, klub historik holandez ku edhe babai i tij e nisi ngritjen drejt suksesit në karrierrën futbollistike.

Ndërsa kalimi i tij, është njoftuar nga vetë klubi i Ajax, i cili ka postuar në rrjetin social “Facebook” një video ku shikohet se Maximilani ka të veshur dhe fanellën e ekipit. Klubi holandez ka sqaruar se Maximilian do të bashkohet me ta në formë huazimi nga Milan Futuro, me një opsion blerjeje në fund të sezonit.

Fillimisht, ai do të jetë pjesë e ekipit U23 të Ajaxit, me synimin që gradualisht të afrohet me ekipin e parë.

Sulmuesi Maximilian Ibrahimovic ka qenë pjesë e Milan Futuro, si dhe i përfaqësueseve të moshave të Suedisë. E sai takon zgjedhjes për të qenë pjesë e klubit holandez, duket se është mjaft simbolike, pasi Ajax ishte klubi ku Zlatan Ibrahimovic u afirmua në fillim të viteve 2000.

 

Poll

Lexo gjithashtu