Kupa e Kombeve të Afrikës, gjatë javëve ka rezervuar “magjinë” e përballjeve të forta mes skuadrave të cilat kishin synim trofeun. Ndërsa emocioni i vërtetë është finalja e Marokut kundër Senegalit e cila do të luhet nesër, në orën 20:00.
Kur vendin e kanë pushtuar “ethet” e duelit, një lajmërim i rëndësishëm është bërë edhe nga Ministria e Arsimit Kombëtar. Kjo e fundit ka vendosur shtyrjen e provimeve të semestrit të parë fillimisht të parashikuara për datat 19 dhe 20 janar, provimet do të zhvillohen tani më 20 dhe 21 janar.
Sipas medias "Yabiladi.com" vendimi u mor në mbështetje të madhe kombëtare për Marokun, të cilët janë kualifikuar në finalen e parë të Kupës së Afrikës pas vitit 2004 dhe synojnë një trofe që mungon prej rreth 50 vitesh.
Kjo masë erdhi edhe pas kërkesës zyrtare të Mohamed Ouzzine, sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes Popullore, i cili i kishte bërë thirrje ministrit Saad Berrada që t’u jepte nxënësve mundësinë të ndiqnin finalen pa cënuar përgatitjen akademike.
“Ky vendim do t’u lejojë nxënësve të jetojnë momentet e festës pa sakrifikuar studimin dhe përqendrimin”, ka thënë ministri.
Nga ana tjetër interesi për ndeshjen e së dielës është i “frikshëm”, pasi biletat në tregun e zi kanë arritur shifra nga 500 deri në 800 euro, duke treguar edhe entuziazmin e tifozëve për finalen e madhe.
