Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U shit nga Dianmo për 200 mijë euro, Karamba Gassama debuton në Turqi me fitore: Jam i lumtur, faleminderit!

Shkruar nga NEWSPORT
U shit nga Dianmo për 200 mijë euro, Karamba Gassama debuton në
Karamba Gassama

Karamba Gassama vetëm pak ditë më parë u largua nga Dinamo për t’u transferuar te Gaziantep, ku këto të fundit “derdhën” në arkat e skuadrës së Superiores pot 200 mijë euro për shërbimet e mesfushorit. Ish-i i dinamovitëve ka debutuar së fundmi me skuadrën e re.

Një debutim që do ta mbajë mend gjatë, pasi skuadra e tij triumfoi 1-0 ndaj Kocaelispor në Kupën e Turqisë. Gassama hyri në fushë në minutën e 67-të, ku bëri një paraqitje të mirë.

Pas kësaj sfide ka reaguar në rrjetet sociale dhe shprehet shumë i lumtur. Ndër të tjera falenderon të gjithë për mbështetjen.

“Elhamdulilah, jam shumë i lumtur që debutova me Gaziantep me një fitore. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar 21-vjeçari.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by #????* ????????11 (@gassama_jr_11)

Poll

Lexo gjithashtu