Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ "Shkelmoi" Kosovën për Suedinë, “armiku” i shqiptarëve prezantohet tek ekipi i ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ "Shkelmoi" Kosovën për Suedinë,
Besfort Zeneli

Besfort Zeneli është futbollisti më i ri i Royale Union SG. Mesfushori 23-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën në Suedi me Elfsborg, për të nisur një të re në futbollin belg.

Me Union SG, Zeneli ka firmosur kontratë 4.5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2030. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, klubi belg ka shpenzuar 4 milionë euro.

Kujtojmë se disa muaj më parë, Besfort Zeneli, vëllai i sulmuesit të Kosovës, Arbër Zenelit, refuzoi “Dardanët”. Ai zgjodhi që të mos luante për Kosovën, por për përfaqësuesen suedeze.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Royale Union Saint-Gilloise (@rusg.brussels)

Poll

Lexo gjithashtu