Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U "përplas" me homologun e tij pas humbjes, presidenti i Kamerunit, Eto’o gjobitet me 20.000 dollarë

Shkruar nga NEWSPORT
U "përplas" me homologun e tij pas humbjes, presidenti i
Samuel Etoo

Kameruni dhe Maroku u përballën në 9 janar, në një sfidë që u mbyll me fitoren e skuadrës e cila luajti në transfertë. Maroku doli triumfues falë 2 golave, gjë e cila nuk u pranua lehtë nga ekipi i Kamerunit.

Pas ndeshjes ka reaguar ashpër edhe president i Federatës së Futbollit të Kamerunit, Samuel Eto'o i cili shprehu pakënaqësinë ndaj homologut të tij maroken, Fouzi Lekjaa si dhe ndaj presidentit të Konfederatës së Futbollit Afrikan, Patrice Motsepe.

Presidenti Etoo ka shfaqur mosdakordësinë e tij për shumë raste në fushë, ankesa të cilat janë shoqëruar edhe me  tone të larta ndërsa tifozët kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.

E në vijëmësinë e sjelljeve të tilla të pahijshme, sipas medias “SuperSport.com” Federata Kombëtare e Futbollit vendosi që Eto'o të gjobitet me një vlerë prej 20.000 dollarësh dhe të jetë gjithashtu i pezulluar për 4 ndeshjet e ardhshme.   

Nga ana tjetër replikë të menjëhershme ka pasur dhe nga Federata e Futbollit të Kamerunit e cila e ka konsideruar vendimin si “të papërshkruar dhe pa bazë të qartë” dhe ka njoftuar se është e gatshme të apelojë kundër këtij ndëshkimi.

Poll

Lexo gjithashtu