Mesfushori defensiv N’Golo Kante ka hyrë në vitin e fundit të kontratës te klubi i Al-Ittihad. Duket se aventura për 34-vjeçarin ka marrë fund në Arabinë Saudite dhe rikthimi në Evropë është afër.
Skuadra turke e Fenerbahce është gati ta transferojë francezin. Mediumi “Turkiye Today” bënë të ditur se kampionët e Superkupës së Turqisë kanë dorëzuar ofertën te klubi i Al-Ittihad.
Nuk bëhet e ditur shuma, ndërsa po ashtu kanë filluar edhe negociatat me lojtarin. Vlen të përmendet se te verdhezinjtë e arabisë gjendet edhe mbrojtësi i Shqipërisë Mario Mitaj.
N’Golo Kante ka fituar gjithçka në rrafshin ekipor si me Chelsean, ashtu edhe me përfaqësuesen e Francës. Nëse kjo tratativë realizohet, francezi do të përballet me sulmusin e Kombëtares Ernest Muçi në Superligën turke, ky i fundt pjesë e Trabzonspor.
