Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Mposhtën Chelsea në EFL Cup, Mikel Arteta: Luajtëm në një stadium të vështirë, krenar për ekipin

Shkruar nga NEWSPORT
Mposhtën Chelsea në EFL Cup, Mikel Arteta: Luajtëm në
Mikel Arteta

Arsenali mori një fitore të rëndësishme ndaj Chelsea në gjysmëfinalen e EFL Cup. “Topçinjtë” triumfuan 3-2 ndaj “Bluve” të Londrës, në një sfidë e cila ishte e luftuar deri në minutat e fundit.

Pas kësaj fitoreje mjaft i lumtur u shfaq Mikel Arteta. Timonieri i anglezve ka theksuar se ekipi i tij luajti shumë mirë në një nga transfertat më të vështira dhe se niveli i lojës është rritur.

“Ne luajtëm kundër një ekipi shumë të mirë në një stadium shumë të vështirë. Jam krenar për atë që tregoi ekipi gjatë ndeshjes.. Ajo që bëjmë çdo tre ditë është shumë mbresëlënëse dhe tregon një angazhim të madh nga lojtarët. Kjo e ngre nivelin, dhe ne kemi nevojë për të. Ai do të kenë një rol shumë të rëndësishëm. Do të ketë kohë loje për të gjithë me kaq shumë ndeshje”, ka përfunduar Arteta.

Poll

Lexo gjithashtu