
Tekniku i Francës, Didier Deshamp, pranoi me sportivitet humbjen në finalen e EURO 2016 përballë Portugalisë.
“Nuk ka justifikime. Humbja është humbje dhe për këtë gjë jam shumë i trishtuar. Takimi u vendos nga detajet dhe ne nuk i shfrytëzuam si duhet rastet tona. Kishim një shans të artë të fitonim në shtëpi, por nuk ia dolëm. Suksese Portugalisë”, përfundoi Deshamp.
Trajneri francez ka arritur të shpallet kampion Europe me Francën si futbollist, por nuk ia doli ta fitonte këtë trofe edhe si trajner.
Poll