Trajneri i “gjelave” ka folur në konferencën për shtyp para finales së madhe të Kampionatit Europian e cila do të luhet nesër në mbrëmje në “Stade de France”.
“Të fitosh trofe me ekipet kombëtare është gjithnjë më e vështirë se të fitosh më klube, pasi janë vetëm 2 trofe për të cilat garojnë më të mirët e botës. Ne jemi gati për finale e nesërme. Djemtë e dinë që është një privilegj i madh të luajnë një finale të tillë para publikut të tyre, ndaj i vetmi objektiv është fitorja”, tha Deshamp.
Trajneri i Francës foli gjithashtu për 2 numrat “7” mbi të cilët do të bjerë vëmendja ditën e nesërme, Antuan Grizman dhe Kristiano Ronaldo.
“Grizman luan në pozicionin e tij të preferuar në sulm ndaj dhe unë pres shumë prej tij. Sa i përket Ronaldos, ne kemi përgatitur një plan për ta ndalur atë”, përfundoi Didier Deshamp.