Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dervishi rikthehet për supersfidën e Korçës: Vjet ishte ndeshja më epike, sot vendosin Trashi dhe Ekuban

Shkruar nga NEWSPORT
Dervishi rikthehet për supersfidën e Korçës: Vjet ishte

Sezonin e kaluar ishte pjesë e Partizanit, madje u cilësua si drejtori më i suksesshëm që në një kohë të shkurtër solli një frymë të re tek të kuqtë. Ndeshja e parafundit ishte në transfertën e vështirë të Korçës, ku të dyja skuadrat luftonin për titullin kampion. Dritan Dervishi do të udhëtonte në Korçë vetëm me një motiv, fitoren, dhe këtë ia premtoi edhe tifozëve. Sot, para ndeshjes që Partizani do të luajë sërish në transfertë kundër Skënderbeut, Newsport.al kontaktoi ish-drejtorin e kuq. Dervishi u shpreh i emocionuar, teksa kujtonte atë sfidë të vështirë të sezonit të kaluar që skuadra e tij e fitoi me rezultatin 1-0 me gol të Emiliano Vilës.

"Nuk mund ta harroj atë transfertë të Korçës. E them me siguri që ishte ndeshja më epike për Partizanin dhe të gjithë tifozëve të tij këto vitet e fundit. Me atë ndeshje i bëmë të ndihen krenarë për ekipin e tyre. Nga Korça në Tiranë jemi përshëndetur nga tifozët tanë në gjithë qytetet që kalonim".

I pyetur për takimin e sotëm, Dritan Dervishi u shpreh:

"Sot mendoj se do të fitojë ai ekip që do të ruajë qetësinë dhe do të gabojë më pak. Mendoj që Skënderbeu do të kërkojë që në fillim të shënojë e të shfrytëzojë faktorin fushë. Partizani i Starovës besoj se do të luajë në mbrojtje duke shfrytëzuar kundërsulmet. Për mua diferencën do ta bëjnë Latifi dhe Salihi, ndërsa për të kuqtë Ekuban dhe Trashi. E rëndësishme është që të zhvillohet një ndeshje e bukur, një reklam për Superligën. Uroj dhe shpresoj që arbitrat mos të vendosin fatin e garës", ka përfunduar Dritan Dervishi për newsport.al. / Retin TOKA/

[gallery columns="1" size="full" ids="67071"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga