Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Inter “harron” të fitojë, zikaltërit ndalen edhe nga vendi i 16-të! Ka ende “shpresë” për Milanin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Inter “harron” të fitojë, zikaltërit ndalen
Fiorentina - Inter

Ekipi i Interit po përjeton moment “ngërçi” në Serie A. Në 3 ndeshjet e fundit të kampionatit, zikaltërit nuk kanë asnjë fitore, ndërsa rezultati i radhës negativ ishte sonte karshi Fiorentinës në transfertë, e mbyllur 1 – 1.

Të besuarit e Cristian Chivu shënuan që në sekondat e para me Esposito, duke dhënë idenë se do i kishin në “xhep” 3 pikët. Me kalimin e minutave, Interi fillojë t’i jepte “terren” rivalit e për pasojë mori “goditje”, goli i barazimit nga vendasit me Ndour.

Pas 30 javësh në Serie A, Interi mban kreun me 69 pikë, 6 më shumë se Milani ndjekës. Përtej rezultati të sotëm, ajo që shqetëson më shumë te zikaltërit është momenti negativ dhe loja aspak bindëse, e pasur me rezultate të luhatshme.

Deri në mbyllje të sezonit kanë mbetur edhe 8 ndeshje, e përkthyer në 24 pikë, kuotë mëse e mjaftueshme për të parë “rrokadë” në kryesim.      

1' Esposito

77' Ndour

Poll

Lexo gjithashtu