Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Champions dhe 80 milionë euro s’mjaftojnë?! Operacioni “fshesa”, Juventus bëhet gati për ndryshim rrënjësor

Shkruar nga NEWSPORT
Champions dhe 80 milionë euro s’mjaftojnë?! Operacioni
Juventus

Juventus synon kualifikimin në UEFA Champions League jo vetëm për prestigj, por edhe për përfitimet financiare që arrijnë deri në 80 milionë euro. Kjo shumë shihet si jetike për klubin bardhezi në një moment delikat ekonomik.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit planifikojnë të sigurojnë rreth 100 milionë euro nga shitja e lojtarëve jashtë projektit. Mes emrave kryesorë janë Douglas Luiz dhe Nicolas Gonzalez, të cilët mund të largohen për shifra të konsiderueshme.

Në listën e largimeve përfshihen edhe lojtarë si Michele Di Gregorio dhe Teun Koopmeiners, ndërsa priten vendime edhe për emra të tjerë të skuadrës. Të ardhurat nga shitjet pritet të përdoren për përforcime sipas kërkesave të trajnerit Luciano Spalletti.

Poll

Lexo gjithashtu