
Veç përplasjes në fushë dhe në tribuna, një aspekt i rëndësishëm në derbin mes Tiranës dhe Partizanit është edhe siguria në stadium. Administratori i kombanisë së sigurisë së stadiumit, Naim Dani, foli në një intervistë për RTSH për situatën dhe zbulon një risi në bileta.
“Do të përpiqemi të jemi korrekt. Derbi mbetet një ndeshje e vështirë për tu administruar por ne kem i marrë të gjitha masat. Kësaj here përveç stafit tonë na vjen në ndihmë edhe Policia e Shtetit”, tha Dani për mikrofonët e RTSH Sport.
Pyetjes se si do të evitohen përsëritjet e ngjarjeve të shëmtuara Naim Dani tregon edhe risitë që do të vijnë në këtë derbi. “Kontrollet do të jenë të shumta do të ketë kontroll individual për secilin që do të futet në stadium. Hyrja në impiant do të bëhet me karta identiteti ndërsa biletat do të jetë nominale që do të thotë se në rast se do të konstatohen dëme në stola atëherë fatura do t’i jepet ‘të zotit’ të vendit”, informoi Dani.