
Në lidhje me derbin e tretë të këtij sezoni Tirana-Partizani, gazetari Xhevdet Zeka shtoi se bardheblutë mund të kenë përkrahjen e Kukësit, i cili është rivali direkt i Partizanit për titullin kampion. Në emisionin "Fair Play" të "Ora News" ai theksoi se Kukësi mund t'i ofrojë premio Tiranës për të mposhtur Partizanin në mënyrë që të hapet gara për titullin. Kjo sipas tij është një metodë e ligjshme.
"Tirana mund të motivohet dhe nga Kukësi. Ata mund t'u ofrojnë premio për të mundur Partizanin. Kukësi mund ta bëjë në mënyrë të ligjshme dhe të rregullt. Është e lejuar", u shpreh Zeka.
Poll