
Kastrioti pret Laçin ditën e nesërme në sfidën e javës së 27-të të Abissnet Superiore. Ky takim do të startojë në orën 15:00 dhe është shumë i rëndësishëm për të dyja ekipet që kërkojnë 3 pikët.
Krutanët ndodhen në vendin e fundit në klasifikim, ndërsa kurbinasit pozzicionohen të 8-tët. Ky duel është një përballje direkte për mbijetesë mes tyre.
Kjo sfidë është shumë e veçantë për familjen “Selmani”, teksa vëllezërit do të sfidojnë njëri-tjetrin për 3 pikët e kësaj jave. Te krutanët luajnë Adolf Selmani dhe Santiago Selmani, ndërsa te bardhezinjtë mbron portën Gentian Selmani. Të 3 vëllezërit pritet të jenë titullarë në këtë takim për të ndihmuar skuadrat e tyre.
Formacionet e mundshme:
Kastrioti: Sali, Zogaj, A.Selmani, Stojanovic, Rami, Karakaçi, Onanunga, Hasani, Mihana, Greca, S.Selmani. Trajner: Emiliano Çela
Laçi: G.Selmani, Roganovic, Velkovski, Turkaj, Ziko, Manellari, Ujka, babatunde, Spahiu, giundo, Mazrekaj. Trajner: gentian Mezani.