
Teuta do të presë Erzenin diën e dielë në “Niko Dovana” duke nisur që nga ora 18:00. Kjo përballje është e vlefshme për javën e 8-të të Superiores.
Një duel ku shijakasit tentojnë rikthimin te fitorja në kampionat dhe një 3 pikësh në derbi do të “shëronte” çdo “plagë” në Shijak. Për këtë sfidë Alfred Deliallisi do të vuajë mungesën e një prej titullarëve.
Nehar Sadiki nuk do të mund të japë kontributin e tij në derbi, pasi lojtari ka plotësuar numrin 4-të të akrtonëve të verdhë. Ndërkohë nga ana tjetër Deliallisi shpreson të ketë në 100% të gatshëm Agim Zekën, i cili në sfidat e fundit ka pasur probleme muskulare. Ndaj Teutës do të ishte një alternativë më shumë në repartin e sulmit.
Poll