
Derbi mes Juventusit dhe Torinos ka përfunduar me rezultatin 1-1. Asnjë prej skuadrave nuk ka mundur të marrë maksimumin nga ky takim. Miqtë kanë kaluar në avantazh që në pjesën e parë me anë të Lukiç në minutën e 18, mirëpo në minutën e 84, Cristiano Ronaldo ka barazuar shifrat me një gol me kokë.
Kjo ndalje e Torinos i jep shumë shpresë Milanit për një vend në Champions League, pasi nëse kuqezinjtë fitojnë ndeshjen me Bolonjën në shtëpi, atëherë shkojnë në kuotën e 59 pikëve dhe mbeten aty për t'u kualifikuar në Champions League.
Poll