Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Derbi i parë i sezonit, FSHF-ja i beson sfidën arbitrit të UEFA-s

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi i parë i sezonit, FSHF-ja i beson sfidën arbitrit të UEFA-s

Nesër do të luhet derbi i parë i këtij sezoni të ri të “Abissnet Superiore”. Dinamo do të presë Tiranën në stadiumin “Elbasan Arena”.

Në një sfidë që të dyja ekipet vijnë me ndryshime nga sezoni i shkuar, por Dinamo vjen me një revolucion nga “themelet”.

Përsa i përket kësaj sfide është përzgjedhur dhe arbitri që do të vendosë drejtësi. Kryesori i kësaj sfide do të jetë Juxhin Xhaja, një arbitër me “stemën” e UEFA-s. Arbitrat anësor do të jenë Rejdi Vado dhe Dojando Mytfari, teksa arbitre e katërt do të jetë Emanuela Rusta.

Në dhomën VAR, për t’i ardhur në ndihmë kryesorit Xhaja, do të jenë Kreshnik Bajramaj dhe Adrian Beqiraj. Eksperiencë në këtë grup arbitrash për një sfidë të rëndësishme si kjo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga