Derbi Partizani – Tirana do të luhet në stadiumin “Air Albania”. Është ky lajmi i fundit që raportohet teksa mësohet se klubi i kuq ka pranuar kushtet e vendosura nga Federata Shqiptare e Futbollit. Pas shumë aludimesh, më në fund është vendosur se ku do të luhet kjo sfidë e javës së 24-të të Superiores.
Kësisoj, 16 herë kampionët e vendit nuk do të presin në shtëpinë e vet Tiranën, por në impiantin modern të kryeqytetit. Edhe pse ishte thënë prej ditësh që presidenca e kuqe ka zgjedhur kompleksin e Partizanit me një kapacitet prej 4 mijë vendesh, Procesi Sportiv raporton se sot është arritur marrëveshja që kjo supersfidë të zhvillohet në “Air Albania Stadium”.
Poll