Denisson Silva do të jetë lojtari më i ri i Ballkanit. Kampionët e Kosovës kanë paguar te Dinamo plot 100 mijë euro për shërbimet e brazilianit, i cili tashmë do të vihet nën urdhrat e Ilir Dajës, teksa mundon vetëm zyrtarizimi.
Një lojtar kyç për skuadrën nga Suhareka, me Dajën që do të ketë një “armë” më shumë në sulm për pjesën e mbetur të sezonit. Kalimi i 26-vjeçarit te Ballkani bën që “Blutë” të “kryqëzojnë gishtat” për ish-lojtarin e Tiranës.
Vesel Limaj vazhdon të jetë “ëndrra” në sirtar e Dritan Mehmetit, i cili e pëlqen shumë mesfushorin dhe ka kërkuar transferimin e tij. Deri tani nuk ka asnjë marrëveshje të arritur mes palëve, por kalimi i Denisson në Kosovë mund t’i hapë rrugë rikthimit të Limajt në kryeqytet.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në këto ditë të fundit të merkatos dhe nëse ish-lojtari i Kukësit do të rikthehet në Superiore për pjesën e mbetur të sezonit apo do të vazhdojë qëndrimin te kampionët e Kosovës.