Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dëmtimet e Najdovskit dhe Lulaj, Tirana “ul gjakrat” me Hilën

Shkruar nga NEWSPORT
Dëmtimet e Najdovskit dhe Lulaj, Tirana “ul gjakrat” me

Tirana do të luajë me Dinamon në “Selman Stërmasi” ditën e shtunë, sfidë kjo e rëndësishme për javën e 10-të të Superiores. Bardheblutë në këtë përbalje vijnë të “sakatuar” nga dëmtimet.

Filip Najdovski dhe Bruno Lulaj janë dëmtuar të dy në sfidën me Egnatian dhe të dy futbollistët do të mungojnë minimalisht 1 muaj. Kjo shton “hallet” e Julian Ahmataj për të ndërtuar formacionin ndaj “Bluve”.

I gatshëm për këtë pozicion ëhstë vetëm Erion Hoxhallari, ndërsa duhet që Ahmataj të improvizojë një dyshe tjetër në qendër të mbrojtjes. Në këto kushte opsion ëhstë Ardit Hila, i cili u pezullua pas derbit, pavarësisht se te bardheblutë ngulmojnë se ai është i dëmtuar.

Në këto kushte duket se Tirana ka vendosur të “ulë gjakrat” me mesfushorin, i cili ndaj Dinamos mund të luajë në mbrojtje. Mungesat në këtë mënyrë detyrojnë palët të bëjnë “paqe” dhe të kontribuojnë për të ndihmuar ekipin të arrijë rezultate pozitive.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga