
Presidenti Demi ka zhvilluar sot në mesditë një takim me skuadrën pak minuta se ekipi t'i drejtohej kompleksit sportiv “Internacional Tirana” për të vijuar përgatitjet.
Siç raportohet në faqen zyrtare të klubit të Partizanit në Facebook, kreu i klubit të kuq ka qenë i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm, Genci Tomori, të cilët ka vizituar skuadrën në rezidencën e klubit Hotel “Vila Park”. Në takimin miqësor ku të pranishëm kanë qenë të gjithë lojtarët dhe stafi drejtues presidenti Demi ka përgëzuar ekipin për angazhimin, përkushtimin maksimal dhe paraqitjet pozitive që skuadra ka dhuruar në minifazën përgatitore zhvilluar në Antalia.
Presidenti i Partizanit të kuq ka theksuar se tashmë me përforcimet e ardhura konkurenca në grup është rritur ndjeshëm dhe të gjithë lojtarët nga i pari deri tek i fundit duhet të shfaqin më të mirën e tyre për të realizuar objektivin final fitimin e Titullit kampion.
"Duhet të jemi mjaft kompetitivë në gjysmën e dytë të kampionatit. Të gjithë presin prej nesh të fitojmë titullin ndaj kërkoj nga ju që të angazhoheni maksimalisht në stërvitje dhe ndeshje, pasi jemi të vetëdijshëm që fitimi i kampionatit nuk do të jetë një mision i lehtë.
E rëndësishme është që te Partizani ne funksionojmë si një familje ndaj dhe mbështjetja ime nuk do tju mungoj për asnjë moment.
Më pëlqen entuziazmi që po trasmeton skuadra gjë e cila u vu re edhe në ndeshjet miqësore, shpresoj të mbani këtë ritëm dhe të arrijmë të gjithë së bashku objektivin final fitimin e titullit.
Unë si president e kam fituar titullin, pasi në shtator Akademia e Klubit Partizani do të jetë thuajse e përfunduar, ndaj uroj që shtëpinë tonë të re ta kurorëzojmë edhe me trofeun e titullit", iu tha presidenti Gaz Demi, futbollistëve të Partizanit.