Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Del Bosque: Me Casillas kam gabuar. Tani jemi si babai me djalin

Shkruar nga NEWSPORT

Ish-trajneri i përfaqësueses spanjolle iu rikthehet frazave të lëshuara disa ditë më parë për portierin Iker Casillas. “Kam bërë një gabim me deklaratat e mia. Ne nuk jemi të përsosur, ne jemi plot ngarkesë emocionale dhe me siguri kam bërë një gabim me deklaratat e mia”.

[caption id="attachment_4932" align="alignleft" width="300"]casillas1 Iker Casillas dhe Vincente Del Bosque[/caption]

Një kthim pas bën Vicente Del Bosque, ish-trajneri i ekipit kombëtar spanjoll, i cili iu kthye deklaratave të bëra ditët e fundit në drejtim të Iker Casillas pas eliminimit nga Europiani pas humbjes me Italinë. Tekniku pas ndeshjes sulmoi publikisht portierin, i cili sipas tij, nuk ka pasur një sjellje të mirë me stafin teknik.

“Iker ishte i përkryer me të gjithë shokët e tij, por na befasuar saqë unë s’mund të kuptoj pse ai u zemërua kur u vendos për të mos luajtur, ndoshta ju mendoni se ne kemi vepruar keq. Ai është i vetmi që nuk më ka dërguar një mesazh, kur u largova”.

Babë e bir: Tashmë paqja është kryer: Të dy janë takuar mbrëmë në Madrid. “Ka qenë një takim mes babait dhe birit. Hapin e parë e ka bërë ai, biri, Iker. Situata jonë është si ajo e fëmijës që bën çdo gjë të gabuar dhe babai mërzitet, por më pas, pas tre ditësh fillojnë të flasin. Ka qenë një situatë jo komode për atë. Mendova se ai do të luante dhe ne do të ishim të nderuar. Nuk kam dashur të them ato që kam thënë. Njerëzit nuk janë perfektë dhe bëjnë gabime. Kemi pasur një shkëmbim mendimesh ashtu si babai me të birin dhe tashmë çdo gjë është sistemuar”.

Tags:

EURO 2016

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga