
Ivan Rakitiç i ka konsideruar si të papranueshme sjelljet e tifozëve të Kroacisë, të cilët gjuajtjen me fishekzjarre në fushë duke dëmtuar dhe mirëmbajtësin e fushës. Ai ka frikë që UEFA mund ta përjashtojë Kroacinë nga Europiani, pas ngjarjes së ndodhur në stadium.
"Të shohim nëse do të luajmë ndaj Spanjës, pasi rrezikojmë të përjashtohemi pas kësaj që ndodhi. Ka shumë tifozë që e duan ekipin kombëtar, por edhe shumë të tjerë që nuk e duan. Është e vështirë të thuhet, por ne ndihemi më rehat kur luajmë jashtë shtëpisë", përfundoi kroati Rakitiç.
Poll